Banorët e fshatit Burgajet në njësinë administrative Lis në Bashkinë e Matit, janë ngritur në protesta pasditën e së martës për mungesë të ujit të pijshëm.
Banorët janë shprehur për “Shuplaka-n” se asnjëherë më parë nuk kanë qëndruar kaq gjatë pa ujë të pijshëm. Ata i kanë kërkuar Shoqërisë së Ujësjellës-kanalizimeve sh.a Mat që ta zgjidhë problemin e tyre sa më shpejt, në të kundërt do të vazhdonin protestën, duke bllokuar rrugën. Ndërkohë, Banorët shkojnë deri aty sa thonë se lënia e tyre pa ujë të pijshëm ka motiv politik.
Ndërkaq, Drejtori i Shoqërisë së Ujësjellës-kanalizimeve sh.a Mat, Arjan Lika, tha se problemi i vonesës së ujit të pijshëm është krijuar nga vetë banorët, pasi nuk binin dakord për vendin në të cilin do të vendosej kolektori shpërndarës.
Lika shtoi gjithashtu se askush nga banorët nuk është jashtë rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm. Ai u është përgjigjur edhe akuzave se lënia e banorëve të fshatit Burgajet pa ujë ka motive politike. Sipas Likës, një pretendim i tillë është qesharak dhe se as nuk mund të mendohet një gjë e tillë.
“Ne nuk funksionojmë në këtë mënyrë, u shërbejmë qytetarëve pa dallim feje apo dallime të tjera. Për ne qytetarët janë të barabartë.”, është shprehur Arjan Lika. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=PKahcROEn_g
https://www.youtube.com/watch?v=m90Fl-L0gQo&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=CcfaGZy_j5c&feature=youtu.be