Shqipëria është një nga vendet e pakta që për rrëzimin e një diktature përdori paqen dhe jo dhunën, çka për pasojë bëri që shumë persona të lidhur me regjimin të katapultohen sërish në politikbërje.
E sigurisht që shumë prej tyre i shohim ende sot në poste publike edhe pse kanë kaluar disa vjet, ata ende marrin vendime për fatet e demokracisë shqiptare.
Gazetari Agim Xhafka përmes ironisë së tij ka bërë sot një status mjaft provokues në rrjetet sociale, ku thotë mes të tjerave se edhe pse në këto vite kanë dalë shumë modele celularesh, i vetmi që nuk ka ndryshuar është kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
‘’Në 20 vjetë 20 gjenerata celularësh janë ndërruar. Ndërsa ne vazhdojmë laj thaj me…Gramoz Ruçin”, shkruan Xhafka në një postim që ka pasuar me një lumë komentesh.
(E.K/FAXWEB.AL)