Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera nga operacioni policor që u zhvillua në Skrapar, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge.
Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24, Hoxha theksoi se pavarësisht aksioneve të bluve dhe arrestimeve të disa personave, bosët e grupeve kriminale nuk janë kapur ende. Sipas Hoxhës në vendin tonë operojnë 20 grupe kriminale që merren me kultivim dhe tregtim kanabisi.
“Unë nuk kam parë asnjë element nëse kishte të bënte në këtë rast për laborator droge, por është kultivim në ambiente të mbyllura. Laboratorët e fundit që janë kapur në Shqipëri, ka qenë në Lazarat në 2014-ën. Në rastin e Durrësit është një rast i regjistruar vitet e fundit dhe lënda narkotike është futur nga Qafë Thana. Ndaj s’u kontrollua në Durrës. Për t’u çuditur nga të gjitha operacionet që janë bërë, nuk është kapur asnjë bos i drogës. Ashtu siç ndodhi në Lazarat, që s’u arrestua asnjë nga bosët, janë të njëjtën bosa që po bëjnë të njëjtin aktivitet në gjithë vendin. Po arrestohen policë, fermer, njerëz të thjesht. Ne nuk ia kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal nëse nuk goditen bosët. Ministri i ri ka vendosur një standard, që në çdo territor që kapet një sasi narkotikësh gjithë komisariati shkon për procedim penal. Çmimi i kanabisit vijon të jetë i ulët, pasi sasia që kalon është e madhe”, pohoi ai. (J.V/Shuplaka)