Një biznesmen grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri dhe ish-president i një ekipi futbolli lokal në Greqi është arrestuar në shtetin fqinj pasi u kap me drogë. Ai është kapur me 20 kilogramë heroinë Përveç tij në pranga ranë edhe tre shtetas shqiptarë, trafikantë droge në Ballkan.
Po kështu biznesmeni ka qenë i dënuar më parë për kontrabandë cigaresh në Holandë.
Biznesmeni ka rënë në prangat e policisë të mërkurën, ku përveç drogës biznesmenit iu sekuestrua dhe një shumë prej 100 mijë eurosh.
Discussion about this post