12:39 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

20 mijë lekë për metër katror, banorët e Shkozës sërish në protestë. Tabaku: Shteti po shkel Kushtetutën!

15:34 | 05/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
20 mijë lekë për metër katror, banorët e Shkozës sërish në protestë. Tabaku: Shteti po shkel Kushtetutën!

Banorët e zonës së Shkozës protestojnë sërish sot në mbrojtje të pronave të tyre që pritet të prishen nga projekti i Unazës së Madhe që do të ndërtohet në kryeyqytet. Disa prej tyre janë shoqëruar në polici, për shkak se sipas efektivëve protesta është e paligjshme.

Ndërkohë që protestës së banorëve iu është bashkuar dhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila tha se sot fëmijët kanë lënë shkollën për të dalë në protestë. Tabaku shtoi më tej se shteti shqiptar nuk mund të shkelë Kushtetutën, duke i trajtuar në mënyra të ndryshme banorët.

“I bëj thirrje qeverisë që të mos përdorë dy standarde, i kërkoj që të gjithë banorët të trajtohen si qytetarë të Tiranës, kjo zonë është vetëm 1 kilometër larg qendrës. 

Sot fëmijët kanë lënë shkollën dhe kanë dalë në të ftohtë për të protestuar për banesat e tyre. Nuk mundet shteti shqiptar që të shkelë kushtetutën”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj.

Banorët thonë se edhe ata që i kanë pasur banesat me leje, pritet që të marrin nga shteti një dëmshpërblim qesharak, që është 20 mijë lekë të reja për 1 metër katror truall.

Ndërkohë që në orën 17:00 pritet që të ketë sërish protestë nga ana e banorëve të Astirit, qëndresë kjo që po hyn në muajin e dytë të saj.

Nga ana tjetër paraditen e sotme kanë vijuar prishjet e disa bizneseve në zonën e Laprakës, po në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

“E zeza mbi të bardhë”, Vasili: Komisioni i Venecias konfirmon Vettingun në politikë

Para

”Nuk jam e denjë për atë skenë”, Fifi trondit fansat pak orë para Këngës Magjike

Para
”Nuk jam e denjë për atë skenë”, Fifi trondit fansat pak orë para Këngës Magjike

''Nuk jam e denjë për atë skenë", Fifi trondit fansat pak orë para Këngës Magjike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vajza godet me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

Spiropali pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Shqipëria, drejt BE-së me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë

Velipojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, zbardhen 1 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje.

Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në Kavajë

Fitorja e PS/ Veliaj reagon nga qelia: Kjo valë mbështetje fshiu çdo baltë ndaj PS! Shqiptarët i treguan vendin personazhit grotesk që rikthehet si ‘ofertë e re’

E PLOTË/ Kush janë 140 kandidatët që aktualisht fitojnë mandatin e deputetit

Përfundon numërimi në burgun 302 në Tiranë, si ndahen votat mes PS dhe PD

Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00! Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin

Starmer vizitë në Durrës, Hoxha: Me Britaninë kemi ndërtuar sukses në luftën kundër migracionit të paligjshëm

Nesër Kolegji vendim për Greqinë/ Nuk nis ende numërimi 54 mijë votave nga Greqia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.