Sot mbushen 33 vite nga dita kur u rrëzua shtatorja e ish-diktatorit Enver Hoxha në qëndër të Tiranës. Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha ka mbajtur një aktivitet këtë paradite për të kujtuar 20 shkurtin e 1991.
Në fjalën e tij, kryedemokrati shprehet se kjo datë është një simbolikë përtej PD-së pasi ka të bëjë me mposhtjen e frikës, e cila është instrumenti që çon vendet në regjime totalitare.
“20 shkurti ka një simbolikë të madhe përtej PD-së, e cila kërkon të zbërthehet nga studiues të huaj dhe shqiptarë, mirëpres këtë aktivitet për ta zhveshur dhe ç’mitizuar 20 shkurtin dhe data të ngjashme. Frika ishte instrumenti i diktaturës ishte instrument ashtu si terrori. Emocionet që nisën me forcën me numra , që të mposhtin frikën dhe simbolin e frikës dhe ata që ruajnë simbolin e frikës. Dhe emocionet në përfundim të asaj dite të madhe kur bashkë me rrëzimin e shtatores njerëzit ndjenë një çlirim të jashtëzakonshëm. Kjo ndjesi, ky emocion, përjetim, njerëz që e kanë në kujtesë atë ngjarje sikur ndodhi dje. Ngjarje e 20 shkurtit jemi në gjendje t’i rrëfejmë minutë pas minute. Mposhtja e frikës është po aq e fortë sa frika. Është një nga instumentet më të fuqishme të atyre që ushtojnë kontroll. Përmes frikës shkohet në regjime totalitare, në dhunë”, tha Basha.
Nga ana tjetër, Basha shton se edhe PD duhet të bëjë një vëzhgim introspektiv dhe të jetë e drejtë me veten, pasi është e lehtë të drejtohet gishti nga kundërshtari politik, i cili sipas Bashës mbart barrën e rëndë të PPSH-së.
“Me 21 shkurt apo 20 shkurt 92′ do ta kisha pasur vështirë të besoja se 30 e ca vite më vonë frika do të rikthehej si instrument i pushtetit, represioni do të rikthehej si instrument. Është e lehtë të drejtojmë gishtin tek kundërshtari politik e cila mbart barrën e rëndë të PPSH-së por edhe rekordet më të rënda të shkallmimit të shtetit ligjor dhe sundimit të vendit përmes propagandës jo vetëm nga sigurimi por përmes instrumenteve moderne nga dogana tek tatimet, KESH, Ujësjellësi dhe tek skema e patronazhimit elektoral. E kemi bërë dhe do ta bëjmë. Por detyra jonë është të bëjmë edhe një vëzhgim instrospektiv. Të jemi të drejtë me veten. Ata që e rrëzuan statutën e Enver Hoxhës ishin në masë mbështetës të opozitës, ishte një front i njerëzve kundër diktaturës”, shtoi kryedemokrati.