Pasi humbi jetën tragjikisht në moshë të re, 20-vjeçari shqiptar Orgito Lloci do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Të afërmit dhe miqtë e tij do ti japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit që humbi jetën ende në rrethana të qarta.
Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania. Ditën e djeshme janë publikuar pamje nga momentet e fundit të 20-vjeçarit shqiptar. Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.
Discussion about this post