03:42 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

20-vjetori i vdekjes së Princeshës Diana, homazhe nga Princi William dhe Harry (FOTOT)

08:16 | 31/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
20-vjetori i vdekjes së Princeshës Diana, homazhe nga Princi William dhe Harry (FOTOT)

Dy dekada më vonë, tuneli Alma në Paris mban ende shenjat e ngjarjes tragjike që tronditi botën, vdekja e princeshës Diana. 

Skulptura e flakës, e cila qëndron mbi vendin ku limuzina e Lady D u përplas natën mes 30 dhe 31 gushtit të vitit 1997, u krijua si një imitim i statujës së Lirisë ne Nju Jork. Por që prej asaj dite ajo u kthye në një memorial për atë që njihej si ‘princesha e popullit’. 

Gjate gjithë vitit turistët që vizitojnë kryeqytetin francez, ndalojnë edhe tek statuja ku shkruajnë edhe mesazhe për Dianën. 

“Kur mësova fillimisht lajmin u trondita shumë, dukej si shaka…Diana ndryshoi mënyrën se si populli britanik ndihej kundrejt monarkisë, pasi njerëzit e deshën shume atë’, u shpreh një turiste.

“Më kujtohet hijeshia e saj, martesa e mrekullueshme të cilën e ndoqa bashkë me nënën time. Ajo ishte pjese e fëmijërisë sime, një shembull për t’u ndjekur”, thotë një tjetër. 

Ndryshe nga 10 vjetori i vdekjes kur u mbajt një ceremoni e madhe përkujtimore ku morën pjesë Mbretëresha Elizabeta e 500 të ftuar homazhet me rastin e 20-vjetorit do të jenë të thjeshta e personale.

Një memorial i ri me trëndafila dhe lule të tjera të preferuara të princeshës është ndërtuar në kopshtin e bardhë në Pallatin e Kensingtonit. Princat William dhe Harry i bënë homazh nënës së tyre, pikërisht aty. 

Jashtë pallatit qytetarët britanikë vendosën lule e lanë mesazhe për princeshën e ndjerë. Homazheve iu janë bashkuar dhe Princi William dhe Harry. 

(E.K/SHUPLAKA)

Pas

7 simptoma të kancerit të lëkurës që nuk mund t’i shihni

Para

Uragani Harvey kërcënon amerikanët, rrezikon të shpërthejë një uzinë kimike

Para
Uragani Harvey kërcënon amerikanët, rrezikon të shpërthejë një uzinë kimike

Uragani Harvey kërcënon amerikanët, rrezikon të shpërthejë një uzinë kimike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.