10:01 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

20 vjetori i Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Meta takim me aktivistë e shoqërisë civile

17:57 | 06/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
20 vjetori i Qendrës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Meta takim me aktivistë e shoqërisë civile

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot, në 20 vjetorin e themelimit, Qendrën e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, një nga agjencitë më të njohura të shoqërisë civile, ku pati takime me aktivistë të saj si dhe drejtues të 15 organizatave jofitimprurëse në vend.

Presidenti Meta u njoh prej Drejtorit të Përgjithshëm të saj, Altin Hazizaj për veprimtarinë e Qendrës si dhe problemet që shqetësojnë fëmijët, përfshirjen e tyre në jetën social-kulturore si dhe rolin e komunitetit dhe individëve të zgjedhur në përmirësimin e jetës së tyre.

Presidenti, në bashkëbisedim të ngrohtë me grupin e aktivistëve shoqëror, tregoi interesim dhe përshëndeti rolin e shoqërisë civile në trajtimin e shumë fenomeneve që shqetësojnë vendin. Ai i inkurajoi ata në përpjekjet e tyre kundër braktisjes së fëmijëve, dhunës në familje, varfërisë, shfaqjes së bulizmit në shkollat tona, përkujdesjes për fëmijët romë, izolimit të fëmijëve nga gjakmarrja, pamundësisë së arsimimit, përdorimit të fëmijëve në punë të vështira, etj.

Meta u shpreh i bindur për një rol më aktiv të organizatave joqeveritare për emancipimin e shoqërisë, demokratizimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vend. Presidenti, duke iu drejtuar rrjetit të organizatave për të rinjtë, vlerësoi lart vullnetarizmin, qytetarinë, komunikimin direkt të tyre me individët dhe grupet në nevojë.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti, “ka më tepër nevojë për vlera shpirtërore, solidaritet komunitar si dhe për dashurinë dhe pasionin e qytetarëve të saj!”

Presidenti theksoi se “për shoqërinë tonë është shumë i rëndësishëm kujdesi dhe vëmendja për rritjen dhe edukimin e brezit të ri. Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, veçanërisht ata pa përkrahje kanë nevojë për më tepër ngrohtësi, barazi, respekt dhe progres”.

Ilir Meta i garantoi ata se tek Presidenti dhe stafi tij do të gjenin përherë një promovues dhe mbështetës të fuqishëm të kauzës së tyre fisnike për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe veprimtarisë së shoqërisë civile në përgjithësi.

“Presidenca e Shqipërisë”, – garantoi Meta, “do të jetë përherë e hapur për kërkesat dhe iniciativat e shoqërisë civile për rritjen e kapaciteteve si dhe synimin tuaj për mbrojtjen e të rinjve në nevojë nga diskriminimi”.

(S.SH/Faxweb)

Etiketa: ilir metapresident
Pas

Viza e Vangjush Dakos, reagon për ‘Fax News’ Ambasada e SHBA

Para

DENONCIMI tek Berisha: Inspektorët e AKU abuzime dhe korrupsion me qytetarët

Para
DENONCIMI tek Berisha: Inspektorët e AKU abuzime dhe korrupsion me qytetarët

DENONCIMI tek Berisha: Inspektorët e AKU abuzime dhe korrupsion me qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në prag/ ‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

“S’po lënë gur pa lëvizur për të përdhosur Shqipërinë”, Spiropali tone të forta ndaj opozitës: “Misionarët” duan të përdhosin reputacionin e tokës tonë!

“Eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave në 2027”, Spiropali: Raporti i PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

“Kapet rrjeti i drogës në Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.