2 të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi iu gjetën 200 doza kanabisi. Kanabisi sipas policisë do të shpërndahej në pika bastesh dhe lokale. Ky oreracion i quajtur ‘’Distributori’’, ka vënë në pranga Elton Keshi 20 vjeç dhge Fajet Kaca 21 vjeç.
Mbi të rinjtë rëndon akuza ”Prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”. Ndërkohë njëri prej të rinjve kishte qenë dhe më parë i dënuar për ”plasoje dhe vjedhje”.
Detajet e policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bllatë njësia Administrative Maqellarë dy të rinj po përgatisnin lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla.
Menjëherë është organizuar puna ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Elton Keshi, 20 vjeç, banues në Majtar-Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike, si dhe Fatjet Kaca, 21 vjeç, banues në Peshkopi (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje”), i cili do ta shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200 doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve
(E.K/SHUPLAKA)