Na ndajnë dhe pak orë nga mbyllja e procesit të numërimit të votave dhe tashmë dukshëm Partia Socialiste po shkon drejt marrjes së një mandati e vetme. Kur janë numëruar 5 107 nga 5 362 kuti në total në të vendin PS ka marrë e vetme 74 mandate.
Kështu ka përfunduar numërimi në disa nga qarqet e vendit si Dibra, Vlora apo Korça dhe drejt mbylljes në gjithë qarqet e tjera.
Ndërkohë që gara mjaft interesante mbetet në qarkun e Tiranës ku mandati i 34-tër kalon sa në Partinë Socialiste duke i dhënë mandatin e 18-të, ose drejt PDIU-së e cila merr mandatin e parë.
Ndarja e mandateve deri më tani:
PS-74 mandate
PD-43 mandate
LSI-19 mandate
PDIU-3 mandate
PSD-1 mandat
(E.K/SHUPLAKA)