Për 200 familje në nevojë në të gjithë Qarkun Dibër u janë shpërndarë sot pako ushqimore, miell e veshmbathje. Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Dibër, Halit Palamani, në qytetin e Klosit u bë shpërndarja e këtyre pakove të marra nga Rezervat e Shtetit.
I pranishëm ishte edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili tha se familjeve më në nevojë po iu vihet në ndihmë me të gjitha format në disa qarqe. Ai shtoi më tej se të gjitha rrugët nacionale janë të hapura ndërsa po punohet për të nxjerrë nga izolimi edhe qytetarët e skajeve më të largëta.
Sa i përket dërgimit të ndihmave në zonat e izoluara siç është Lura në Dibër, ministrit Tahiri tha se është përdorur rruga ajërore, ku një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, ka bërë dërgimin atje mëson Shuplaka. (J.V/Shuplaka)