Protesta e Partisë Demokratike që do të nisë në orën 12:00 të ditës së sotme, duke përshkuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e më pas ndalesën tek Kryeministria, ka mobilizuar efektivët e policisë.
Rreth 2.000 efektivë do të ruajnë godinat kryesore gjatë protestës së opozitës, si përpjekje për të ruajtur ato nga sulmet e qytetarëve.
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, makinat e uniformave blu janë vendosur prapa Kryeministrisë. Në vijim, pritet mobilizimi i efektivëve përpara kësaj godine. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1151″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]