Ish-kryeministri Berisha ka folur mbrëmë në Real Story në Vizion Plus për çështjet më të fundit politike në vend, ndërsa i pyetur nga gazetarët ai u është rikthyer edhe disa çështjeve të tjera më të hershme që kanë shënuar jetën e tij politike por edhe të Shqipërisë.
I pyetur në lidhje me ’21 janarin’ Berisha tha se ndjen keqardhje për viktimat por vetëm kaq, pas sipas tij garda bëri detyrën.
Berisha tha se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai pohoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tregoi po ashtu edhe për mesazhin që I kishte përcjellë Edi Ramës nëpërmjet një zyrtari amerikan ku i bënte të qartë se nëse do të do të sulmohej kryeministria do të goditej Edi Rama.
“Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon ‘a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?’
I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha ‘s’bëhet nami se nuk je’.
I thashe “a te te jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”.
“Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë”. (B.H/Faxweb)