Qeveria pakistaneze njoftoi të martën se së paku 21 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar pasi një ortek e goditi një fshat në rajonin e Kashmirit.
Autoritetet e kanë nisur operacionin e kërkimit për dhjetë persona të zhdukur nga orteku që ndodhi në një zonë malore të hënën në mbrëmje, tha zëdhënësi Azad Kashmir.
Ndërkohë një televizion lokal raportoi se 36 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar për shkak të reshjeve të shiut, ortekët dhe rrëshqitjet e dheut në pjesë të ndryshme të Pakistanit brenda katër ditëve.
Rreth 15 të vdekur janë raportuar vetëm në provincën Balochistan, ku rrëshqitjet e dheut dhe reshjet e mëdha të borës i kanë bllokuar disa autostrada.
Shteti e angazhoi edhe ushtrinë për t’i zhbllokuar banorët lokalë dhe turistët në këtë provincë, shkruan “Anadolu”.
Discussion about this post