Ahmet Shala ka udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij. 21-vjeçari nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.
Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte.
21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sfidash gjatë rrugës.
“Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. Kisha mungesë uji, ushqim. Nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës”, tregoi i riu nga Peja.