Një shqiptarë është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për terrorizëm.
Fabian Alameti 21 vjeç fliste se do t’i bashkohej ISIS dhe do të hakmerrej për sulmin terrorist, i cili ndodhi muajn e kaluar në Zelandën e Re.
Mbi të rëndojnë dhe akuza e armë mbajtjes pa leje dhe deklarata të rreme.
Sipas avokatit të tij, Alameti mund t’i shpëtoj burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ndërkohë ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e bëra duke u shprehur se kurrë nuk ka asur iden për të dëmtuar SHBA-në e aq më tepër t’i bashkohej
Deri tani kundër të riut shqiptarë nuk është gjendur asnjë provë për terrorizëm, por nëse diçka e tillë vërtetohet Alameti do të dënohe me 10 vite burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.
Ndërkohë një agjent i FBI-së gjate seances gjyqesor tha se e kishte intervistuar Alametin edhe në një herë në vitin 2018. Pas intervitës 21 vjeçari kishte bërë komente pro ISIS në Facebook. Sipas agjentit të FBI-së i riu shqiptarë kishte folur me disa informatorë për t’u bashkuar me ISIS në Irak dhe Siri, me qëllim kryerjen e një atentati ndaj një objekti ushtarak në SHBA. Por vetë Fabian Alameti e kishte hedhur poshtë këtë mundësi me justifikimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin dhënë atij nënshtetësië.