Pas arratisjes së Emirjon Nikës nga Komisariati i Policisë së Pukës, të afërmit i bëjnë apel të dorëzohet.
Sipas “ BW”Gjyshja e 21-vjeçarit, Prenda Morina ka thën se Emirjoni kishte shkuar atij pas arratisjes nga Komisariati dhe kishte kërkuar bukë e më pas ishte larguar.
“Emirjoni pas arratisjes erdhi e kërkoi bukë. I thashë shko dorëzohu, por ai iku në drejtim teë varrezave”, tha gjyshja e tij.
Ndërsa daja Vlash Morina foli për dhunë nga ana e policisë. Ai tha se është sharë nga një punonjës i policisë, i cili ka tentuar edhe ta qëllojë.
“Prej të premtes jemi nën presionin e Policisë. Edhe pse kemi bashkëpunuar po më bëjnë presion vazhdimisht. Sot në komisariat një punonjës më shau me familje, tentoi të më qëllonte”, tregon ai,
Ndërkohë të dy i kanë bërë thirrje nipit të dorëzohet në polici. “Ne i bëjmë apel, dorëzohu sa nuk është vonë”, thanë ata.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post