16:12 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“22 mars 1992, u jetësua de facto rotacioni politik, këta të PS-së së sotme ishin votues të PD kundër PS”

12:52 | 22/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“22 mars 1992, u jetësua de facto rotacioni politik, këta të PS-së së sotme ishin votues të PD kundër PS”

Analisti Afrim Krasniqi shkruan për 22 marsin e rreth 25 viteve më parë, 22 marsin e 1992-shit, ditë kur u jetësua de facto rotacioni politik, ditë kur drejtues të Partisë Socialiste së sotme ishin votues të Partisë Demokratike kundër PS-së dhe bënin thirrje për shkrirjen e saj.

Ai shkruan se parlamenti në atë kohë nuk kishte “të fortë”, por arsimtarë, juristë, ekonomistë, agronomë, inxhinierë, gazetarë. Ndërsa sot, sipas analistit, jemi më të pasur e më të veshur por na mungon besimi dhe shpresa.

Shkrimi i Afrim Krasniqit:

Më 22 mars 1992, u jetësuar de facto rotacioni politik dhe ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri. Mbi 1 milion zgjedhës më shumë sesa votë për koalicionin PD-PR-PSD (Berisha-Godo-Gjinushi) votuan kundër PPSH dhe sistemit komunist, duke i dhënë praktikisht mazhorancës së re shumicën absolute të vendeve. Fotot flasin vetë, por edhe detajet tregojnë shumë: drejtues kryesor të PS së sotme ishin votues të PD kundër PS më 1992 madje bënin apel për shkrirjen e saj, pjesë të rëndësishme të elitës së sotme publike ishin gjithashtu pjesë e opozitës më 1992, me tezën “bashkëvuajtës e bashkëfajtor” u pamundësua ndarja me drejtësi e moralitet me të kaluarën.

Krahasuar me parlamentin aktual: më 1992 nuk kishte “të fortë” në parlament. 6 deputetë ishin juristë, 35 deputetë ishin arsimtarë e pedagogë, 3 deputetë janë artistë, 74 deputetë ishin ekonomistë, 25 deputetë ishin inxhinierë, 8 deputetë agronomë, 12 deputetë mjekë, 11 deputetë punonjës shkencorë, dhe 11 të tjerë shkrimtarë e gazetarë, pjesa tjetër zooveterinerë, studentë, nëpunës.

Ia vlen ta kujtojmë jo si dita kur dikush erdhi përkohësisht në pushtet dhe dikush iku përkohësisht prej tij, apo se ata që erdhën dhe që ikën janë përsëri në politikë edhe pas 25 vitesh, por si dita simbol e ëndrrave dhe pritshmërive të mëdha, dita që duhej të sillte ndryshimin e madh dhe që ndryshe nga sa pritej, solli edhe zhgënjime të mëdha. Pas 25 vitesh jemi më të pasur, më të veshur, më të ngopur me parti e pushtet, media e beton, por na mungon diçka e jashtëzakonshme që e kishim më 1992, – besimi dhe shpresa!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: afrim krasniqideputeteparlamentps
Pas

5 ofendimet që Rama i bëri Eni Vasilit “Live” në emision, një 1 vit më parë mendonte ndryshe (VIDEO)

Para

Me dy gishtat lart, Shkodra, Tropoja dhe Vlora bashkë në çadër (FOTO)

Para
Me dy gishtat lart, Shkodra, Tropoja dhe Vlora bashkë në çadër (FOTO)

Me dy gishtat lart, Shkodra, Tropoja dhe Vlora bashkë në çadër (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Australia siguron Botërorin/ Shkon në 11 numri i skuadrave që kualifikohen për Kupën e Botës

Vuçiç viziton Ukrainën për herë të parë, do të marrë pjesë në samitin rajonal

“Marrëveshja tregtare me Kinën është gati”, Trump: Kemi siguruar tarifat 55% dhe mineralet e rralla

Akuzohet për pengim të drejtësisë/ Gjykata e Tiranës veçon çështjen ndaj Ahmed Kalasë, dyshohet se refuzoi të dorëzojë pamjet filmike

15-vjeçarja shqiptare humbi jetën nga të shtënat me armë në Austri, flamujt ulen në gjysmështizë

Indonezia do të blejë rreth 50 avione luftarakë nga Turqia

Humb jetën tragjikisht 21-vjeçari shqiptar në Itali, si ndodhi aksidenti që i mori jetën të riut

Operacioni “fshesa”, Barcelona bën gati listën me 7 emra

Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1.200 ushtarëve të vrarë, gjatë luftës me Rusinë

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.