Një ide e re dhe e bukur do të finalizohet shumë shpejt në Dubai.
Qyteti i madh po planifikon ndërtimin e një aeroporti në të cilin do të kalojnë 220 milion pasagjerë në vit.
Qeveria ka kërkuar bankave të vendit për ndërtimin e këtij aeroporti një hua prej 3 miliardë dollarë.
Dubai, qyteti ku bashkëjetojnë 120 kultura të ndryshme, ka thyer çdo tabu të arkitekturës duke vendosur rekorde marramendëse në lartësinë e godinave por edhe në projekte të tjera që të lënë pa fjalë.