00:44 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Hasani: Shqipëria qëndron përkrah SHBA

09:12 | 11/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Hasani: Shqipëria qëndron përkrah SHBA

Sot bëhen 23 vite nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, një ditë e cila është përkujtuar edhe nga politika shqiptare. Presidenti i vendit Bajram Begaj, teksa ka kujtuar këtë ngjarje tragjike, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo ditë shërben edhe si kujtesë për luftën kundër terrorizmit, e cila sipas tij ende vazhdon.

“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA. Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit. Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë”, shkruan ai.

Ndërkohë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, teksa ka kujtuar këtë ngjarje tragjike shprehet se vendi ynë qëndron përkrah SHBA.

“Sot nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe reflektojmë mbi guximin, dhembshurinë dhe solidaritetin që u shfaq në përgjigje të tyre. Shqipëria qëndron përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes”, shkruan ai.

Etiketa: bajram begaj
Pas

Ushtria izraelite e pranon: Mund të kemi vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Para

Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë

Para
Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë

Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.