Mbetet ende mister fati i të riut Florenc Beqiraj i cili ndodhet në vdekje klinike në spitalin e Marsejës në Francë. Derimë tani nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve shqiptare, apo e ambasadës tonë në Francë.
“Jemi duke bërë me dije për mediat shqiptare që në qytetin e Francës në Marsejë është vrarë një djalë 23 vjeçar. Florenc Beqiraj. Është ndaluar për dokumentacione që nuk i kishte me vete dhe e marrin në burg. Merr në telefon një shokun e tij dhe i thonë që në rast se nuk vjen jam i vdekur. Djali është i vdekur edhe në momentet që flasim, dhe vetëm zemra e tij ngaqë është i ri po punon ende.
Mjekët thonë se do ti heqin aparatet. Ju lutem na ndihmoni, bëjeni publik këtë lajm. Familjarët nuk dinë asgjë, personi ka vdekur” , ky ishte apeli i miqve në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër familjarët e tij në Shkodër duke folur për ‘’Fax News” tregojnë se i riu kishte tre vite që ndodhej në Francë dhe kishte nisur punë si kamarier. Ata thonë se nuk kanë mundësi ekonomike që të shkojnë në Francë. Edhe pse babai i tij ishte nisur në drejtim të të birit, ai është ndaluar nga policia në Turqi dhe është kthyer sërish në Shkodër.
‘’Na diktuan dhe na thanë që Lenci është në burg, dhe më pas na morën dhe na thanë që është tu vdek në spital. Mori në telefon vajza e djalit tim dhe tha që duan që ti heqin tubat. Ju lutem shtetit tonë që të na ndihmojnë, ai është i vdekur tashmë. Nëse nuk e kurojnë dot të na e sjellin. Vëjeni dorën në zemër”, shprehet një prej familjarëve.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=gZocZvtZSVM&feature=youtu.be