Sot në mesditë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit realizoi një shpërthim të kontrolluar për të shembur dy pallate.
Fax News raporton se u përdorën 24 kg tritol për të realizuar këtë shembje.
Mësohet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të ndryshme edhe në bizneset pranë, të cilët I ka kapur rrezja.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, xhamat e disa bizneseve janë dëmtuar rëndë.
Shembja e këtyre dy pallateve u bë në kuadër të projektit për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe lumit Gjanica.
Objektet, njëri katër katësh dhe tjetri pesëkatësh, u shembën në të njëjtën kohë dhe për të realizuar shpërthimin specialistët e IKMT hapën 800 furnella (vrima) në trupat e ndërtesave.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=0uErIYnvDHI&feature=youtu.be