Këshilltari për mediat i LSI-së, Shaban Sulçe është treguar pak dorëlëshuar duke na treguar sesi shkon një ditë e një LSI-sti.
Gjithçka nis me emisionet e mëngjesit ku sipas tij nuk ka asnjë hapësirë ku të telefonosh pasi rradhët e kanë rilindasit.
Më vonë thotë ai i duhet që ti japë ‘’like” statuseve të Petrit Vasilit, për të cilin ndjen keqardhje për shkak se është tifoz i Interit. Në drekë nuk ka më krudo dhe mish me tepsi, po vetëm doner me salcë kosi.
Po ashtu Sulçe tregon dhe luftën me komentuesit fallso të zyrës së Endri Fugës, di dhe fshirjen e komenteve në faqen e kryeministrit Rama.
Për më shumë ndiqni rrëfimin:
24 ore nga jeta e nje LSI-sti
07.30 zgjimi. Ti e di qe eshte e kote te tentosh te lidhesh me Bashkimin per te shprehur opinionin tend. Rilindasit qe paguhen per te telefonuar, kane zene radhen, sic zinin dikur radhen e qumeshtit
Ora 08.30 Behesh gati per te dale nga shtepia. Nderkohe ke ndezur kompjuterin, ke hapur Ilir Meten ne youtube dhe me Ze te larte, perserit “Force e pare, force e papare”. Ti kete proces e quan Fiskuluture partiake
Ora 09.30 Instiktivisht ke arritur afer Ministrise ku ke punuar prej 4 vjetesh. Dy nga shoket e tu qe kane mbetur ne Ministri dhe dikur benin si Lsi-sta te flakte te dalin perballe, por bejne sikur nuk te shohin. Aty ti kupton kuptimin e vertet te fjales Pederast
Ora 10.30 Ke pire kafen e mengjesit. Dhe Tit Vasili ka bere statusin e mengjesit. I ke bere Lajk. Ke qeshur me ironine e tij, por ty prape se prape te vjen keq per Tit Vasilin sepse eshte nje tifoz i Interit
Ora 11.30 Shkon te Bla-bla-ja, qe eshte mbushur plot. Po aty ska as police gri dhe as tepsixhinj, por hallexhinj qe qajne hallet me Elona Gurin
Ora 12.30 edhe Luan Rama ka bere status. Ti nuk i ben Vetem like, por i kthen te sharen te komenti i Jon Zagorise, nje rilindasi me adrese fallco qe shan Luanin ne cdo status qe poston. TI dyshon se ky Jon Zagoria mund te jete dhe Petro Koci me adrese fallco
Ora 13.30 ke lexuar 4 statuse deri tani te Did Kabes kunder Sorosit dhe Sorosianeve. Tanime nuk je me i sigurte, Kush eshte me konservatori Orbani i Hungarise apo Did Kaba i LSI-se
Ora 14.30 takim me shoket e LRI-se. Ty nuk te ka marre malli fAre per ta, sepse edhe ata qe nuk i ke takuar prej kohesh, cdo dite i shikon ne televiZor te Fax Neës, ne cdo proteste te mundshme qe organizohet
Ora 15.30 koha e drekes. Koha e krudove dhe mishit te pjekur qe vinte ne tepsi ka mbaruar. doneri me salce kosi eshte nje alternative qe e ke pranuar me shume qejf
ora 16.30 koha e lutjes. Ti i lutesh Zotit qe korcAri qe eshte te Llotaria Amerikane te veje doren ne Zemer dhe te te perzgjedhi ty te lista e fituesve. ti beson shume qe korcari do te ndihmoje, sepse nga korca eshte dhe sekretari i pergjithshem Endrit Braimllari
Ora 17.30. Sapo ke komentuar kunder taksave te statusi i edi rames. fuga te ka hequr nga faqja, por ti nuk dorezohesh. Ke dhe adresen falco prej goce qe te shkruante Ndre Legisi
Ora 18.30 koha e lajmeve. Ti shikon disa keshilltAre te lsi-se qe largohen nga partia, per shkak te lidhjeve me rusine dhe pyetja e pare qe te vjen ne mendje eshte: cfare lloj hashashi ka pire ai qe e shkroi deklaraten?!
Ora 19.30 mbledhje me kryetaren e Lsi-se. Ti kupton qe pushteti i Edi Rames nuk eshte aq i forte sac duket. Ti tashme ke filluar numerimin mbrapsht te diteve ne opoZite.
Ora 20.30 fillon Ermal Mamaqi. Ti qesh. Edhe une po qesh. E gjitha kjo ishte per te qeshur. Naten yjeee