Një djalë 24-vjeçar është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçare me aftësi të kufizuara për ti shpëtuar detyrimit të shërbimit ushtarak.
Zyrtarët kanë nisur një hetim për ngjarjen. Ndërkohë Alexander Kondratyuk deklaroi se kishte rënë në dashuri me kushërirën 57 vite më të madhe dhe mohoi se po përpiqej ti shmangej detyrimin ushtarak.
Gruaja ka thënë se ai ishte një burrë i mirë që e respektonte dhe e nderonte. Por fqinjët thonë se djali, i cili jetonte në një tjetër qytet, as nuk vjen fare ta takojë. E kanë parë vetëm kur bëri dasmën, një ceremoni të nxituar. Dhe më pas nuk ka ardhur më.
Në Ukrainë, ushtria është ende me detyrim. Çdo i ri duhet ta bëjë patjetër, për shumë muaj. Përjashtim bëjnë vetëm ata bashkëshortë që nuk shkojnë dot në ushtri pasi kanë bashkëshorten e tyre invalide.
24-vjeçari Aleksandër Kondratjuk është martuar pikërisht kur po i bëhej thirrja për ushtri, dhe menjëherë pas martese ka shkuar te autoritetet dhe u ka thënë se s’mund ta kryejë shërbimin pasi bashkëshortja e tij është invalide.