Me lot në sy motra e Xheni Kabës gjatë intervistës për “Fax Neës” ka konfirmuar se 23-vjeçarja e infektuar me Covid ka udhëtuar drejt Turqisë por është në gjendje kritike për jetën.
Motra e vajzës së re u ka bërë apel shqiptarëve që të kontribuojnë financiarisht pasi shërimi i saj në Turqi kushton rreth 40 mijë euro.
Gjithashtu motra e Xhenit ka konfirmuar se nëna që sapo ka lindur së bashku me foshnjën rrezikojnë jetën.
Kush ka mundësi për të kontribuar në këtë numër llogarie:
Emertimi i llogarise: Dafina Kaba
Emri i bankes: BKT
IBAN: AL1420511258774772CLIDCLALLA
Swift Kodi: NCBAALTX
Flet motra e 24-vjeçares:
“Gjendja e saj është kritike për jetën edhe doktorët turq nuk na japin shpresë nëse e ka kaluar rrezikun për jetën apo jo. 8 ditë në shtëpi dhe pastaj gjendja e saj u përkeqësua, në Covid/1 ndejti 4 ditë e shtruar më pas u bë lindja e parakohshme duke rrezikuar jetën të dyja. Pas ndërhyrjes Xheni qëndroi 3 ditë në intubim.
Stafi mjekësor ndoshta ka bërë punën e duhur por tashmë xheni është në gjendje të rëndë. Medikamentet ne i kemi blerë jasht spitalit, jemi përgjigjur cdo gjë që na kanë kërkuar mjekët. Spitali skishte mjekim ne i kemi mar ilaçet nga jashtë.
Fëmija? Vajza është e intubuar në të njëjtë ditë me Xhenin, por akoma goca nuk ka dalë nga rreziku për jetën . kosto për shërimin e Xhenit është 40 mijë euro, një monedhë sa më e vogël është ndihmë për Xhenin, mos largohet nga kjo botë për vajzën e vogël”, thotë motra e saj duke u përlotur.
Doktorët shqiptarë nuk na kanë dhënë shpresë, na thoshin vetëm që gjendja është rëndë. Ju lutem vendosni dorën në zemër dhe ndihmoni Xhenin, shqiptarët kudo që ndodhen që të na ndihmojnë për kurim. Një aparaturë që ka ardhur nga Turqia kushtonte 20 mijë euro dhe 10 mijë euro është paguar carteri që e kemi dërguar drejt Turqisë”, u shpreh ajo.