02:46 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

2400 vende të lira pune në shtet dhe privat. Si mund të bëhet aplikimi online

09:36 | 24/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
2400 vende të lira pune në shtet dhe privat. Si mund të bëhet aplikimi online

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar në faqen zyrtare online 2.401 vende të lira pune të shpërndara në të gjitha qytetet e vendit, ku përmes regjistrimit online kandidatët mund të aplikojnë për vendin e punës që dëshirojnë.

Për këto vende të lira pune mund të aplikojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punë-dhënësi përkatës. “GSH” publikon të plotë listën me vendet e lira të punës, kompanitë që kërkojnë punonjës, qytetet në të cilat ato ofrohen si dhe afatin përfundimtar kur mund të aplikohet për përfitimin e tyre.

Aplikimi për to mund të bëhet online, pasi faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (puna.gov.al) iu jep mundësi të interesuarve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen. Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk iu jepet mundësia e aplikimit për një vend pune.

Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e email-it. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.

Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmëri profesionesh dhe zanatesh, duke filluar nga punëtor krahu, roje, shitës, rroba-qepës, operator kompjuteri, sekretare, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje pasurie të patundshme, deri tek ekonomist, inxhinier pyjesh, agronom, inxhinier kimist, gjeolog, disenjator, edukatore kopshti, infermier, laborant në mjekësi etj.

Në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, veç këtyre 2.401 vendeve të lira të punës të regjistruara online, sqarohet se janë të regjistruara në total gati 38 mijë vende të lira pune. Të interesuarit duhet të drejtohen pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: aplikim onlinevende te lira pune
Pas

Ndërron jetë ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Vili Kamsi

Para

Eneda Tarifa para 16 vitesh: Më priu mbarë ky numër (VIDEO)

Para
Eneda Tarifa para 16 vitesh: Më priu mbarë ky numër (VIDEO)

Eneda Tarifa para 16 vitesh: Më priu mbarë ky numër (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.