11:34 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

246-vjetori i Pavarësisë/ Ilir Meta i dërgon letër urimi Presidentit Joe Biden, konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë në krah të SHBA!

10:53 | 04/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
246-vjetori i Pavarësisë/ Ilir Meta i dërgon letër urimi Presidentit Joe Biden, konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë në krah të SHBA!

Presidenti i Republikws, Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi, Presidentit amerikan Joe Biden, me rastin e 4 Korrikut, festës së Pavarësisë së SHBA-së. Në letrën e publikuar sot nga Presidenca, thuhet:

“I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj Joseph R. Biden Jr!”
I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj Joseph R. Biden Jr.,
Viti 2022, shënon 246-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përkujtimit të udhëtimit dhe sakrificave të popullit të madh amerikan, në rrugën e lirisë, demokracisë dhe begatisë.

Arritjet mbresëlënëse të vendit Tuaj, kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe dinjitetit njerëzor.

I nderuar Zoti President,
Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullit amerikan “Gëzuar Festën e Pavarësisë”, si dhe t’Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Ky mesazh urimi iu shkon edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.
Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur zoti President, në këtë përvjetor të 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vëndeve tona, vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq.
Në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së vendit Tuaj dhe një shekull marrëdhëniesh diplomatike mes nesh, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes dhe miqësisë tonë të bekuar!
Ju lutem pranoni zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë.

Pas

Shpallet në kërkim 41-vjeçari në Gjirokastër, i sekuestrohet një automatik dhe municion luftarak

Para

Kur mund të merret vendimi për vizat? Ministrja finlandeze jep një afat për Kosovën

Para
Kur mund të merret vendimi për vizat? Ministrja finlandeze jep një afat për Kosovën

Kur mund të merret vendimi për vizat? Ministrja finlandeze jep një afat për Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

Durrës/ Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme në Currila, procedohen 2 shtetas

Orban paralajmëron: Rënia e qeverisë iraniane do të shkaktonte destabilitet në Lindjen e Mesme

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.