Në Shkodër janë sekuestruar 25.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Policia ka shpallur në kërkim tre persona dhe një tjetër është proceduar në gjëndje të lirë.
DETAJE:
Sekuestrohen 25.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva . Identifikohen poseduesit e kësaj lënde narkotike, ku njëri prej tyre u procedua në gjëndje të lirë, kurse 3 të tjerë shpallen në kërkim. Më datë 21.07.2017, nga shërbimet e Seksionit Kundër Narkotikëve ne D. V. P. Shkodër , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në fshatin Qerret , u gjetën 25.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e fshehur në një bidon plastik. Pas veprimeve hetimore të kryera, u proçeduan si posedues të kësaj lënde narkotike shtetasit : M. N, 48 vjeç, banues në fshatin Qerret i cili u procedua në gjëndje të lirë. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve : – N.N. 46 vjeç, banues në fshatin Qerret – K.N. 44 vjeç,banues në fshatin Qerret – L.N., 40 vjeç, banues në fshatin Qerret.
Materialet hetimore u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.