Dy shtetas janë vënë në prangat e Policisë së Lezhës, pas akuzës për kërcënime ndaj një biznesmeni në Lezhë me iniciale V. P.
Mësohet se të ndaluarit që u vunë në pranga e policisë, kishin kërcënuar biznesmenin se do t’i vrisnin djalin nëse nuk i jepte shumën e parave të kërkuara.
Është kryer arrestimi i shtetasve Dod Gjoka 37 vjeç dhe Mark Qarku 49 vjeç. Ata akuzohen se për një kohë të gjatë kërcënonin shtetasin biznesmen se do t’i vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro.
Burime të Policisë së Lezhës bëjnë me dije se dy të ndaluarit u arrestuan në flagrancë kur shkuan të merrnin paratë. Biznesmeni me iniciale V.P. njoftoi policinë dhe inskenoi takimin me dy kërcënuesit të cilëve u tha se do t’ua jepte paratë. (XH.A/SHUPLAKA)