25 punonjës të sektorit të grumbullimit dhe prodhimit të naftës në qafen e Kashit në Mallakastër kanë pezulluar punën. Ata kanë marrë këtë vendim pasi prej 8 muajsh nuk kanë marrë rrogat nga Kompania Transatlantik. “Fax News” raporton se punonjësit e kanë paralajmeruar administratën për këtë vendim që kanë marrë.
Duhet të theksojmë që nëse ata nuk punojnë dëmi në mjedis është shumë i madh pasi depozitat mund të derdhen në natyrë nëse nuk punohet për 24 orë.
Po kështu në këtë zonë ka tubacione të çara. Nëse nuk vihet dore dëmet janë të medha. Ka edhe rrezik për zjarr dhe shpërthim gazi. Nëse derdhen depozitat me naftë bruto ndotja mund të jetë e paparashikuar. Nafta mund të shkojë me Vjosë e me pas në det. Dëmet do jenë të mëdha si ekonomike dhe mjedisore. (J.V/Faxweb)