Bojken Lako është një artist mjaft i spikatur, sidomos për adhuruesit e muzikës rock. Ai e ka nisur karrierën pikërisht në vitin 1993 kur ishte shumë e vështirë të bëje muzike dhe aq më tepër në një zhaner të ndaluar si muzika “rock”.
Mëngjesin e sotëm ai ka qenë i ftuar në “Ëake up” ku ka treguar se në maj të këtij viti do të mbajë një koncert recital për të festuar 25 vjetorin e karrierës së tij.
Boku ka treguar se ky recital do të jetë një përmbledhje e këngëve të tij më të mira ndër vite, të cilat do të riorkestrohen dhe do të shoqërohen me një formacion të vogël.
(M.Q/Faxweb)