Qyteti i Durrës u trondit nga një ngjarje e rëndë dhe për autorin e kësaj ngjarje ka dalë detaje të reja.
Sipas informacioneve flitet se djali jetonte me gjyshen, ndërkohë që e mamaja e tij jetonte ne Itali. I gjendur një situate ku para pak vitesh i kishin varë të atin dhe vëllain, ai mendohet se vuante nga depresioni.
Sipas një portali online Ersid Curri, 25 vjeç, ka vetëm 1 vit që ka dalë nga burgu ku qëndroi për rreth 10 vjet.
Ai vrau një bashkëmoshatarin e tij pas një sherri në diskotekë, kur ishte vetëm 14 vjeç.
Por ngjarja e sotme, nuk ka qenë e vetmja tragjike e familjes Curri.
Vëllai i Ersidit, është vrarë shtatë vjet më parë me plumb pas koke në sheshin “Pranvera”. Gjashtë muaj pas vrasjes së tij, është vrarë edhe babai i Ersidit. Ditën e sotme Ersid vrau veten dhe gjyshen e tij. (J.V/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/sid-curri-400x400.jpg)