05:48 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

25-vjeçari humbi jetën në aksident, flet daja i tij: Vdiq për mungesën e ndihmës së shpejtë, në spital s’kishte anestezist

15:57 | 28/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
25-vjeçari humbi jetën në aksident, flet daja i tij: Vdiq për mungesën e ndihmës së shpejtë, në spital s’kishte anestezist

Një 25-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Divjakë, teksa udhëtonte me biçikletë bashkë me shokun e tij. Ledion Sema po ecte me biçikletë me shokun e tij M.M., 32 vjeç në fshatin Mizë në Divjakë.

Ishte 32-vjeçari që i jepte biçikletës, kur janë përplasur nga një mjet tip “Benz”,  që drejtohej nga shtetasi A.P. duke i plagosur rëndë të dy të rinjtë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Sema nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë familjarë të 25-vjeçarit hedhin akuza ndaj spitalit duke folur për neglizhencë nga mjekët.

Daja i viktimës, Mondi Laraku thotë se në kohën kur ka shkuar i plagosur nipi i tij, në spital nuk ka patur anestezist dhe ka qenë vetëm një mjek roje.

“Jam daja i viktimës që ndërroi jetë. Kur nipi im ka shkuar në spitalin e Lushnjës i plagosur rëndë, nuk ka pasur anestezist dhe ka qenë vetëm një mjek roje. Për shkak se nuk iu dha ndihma e parë ai nuk mundi t’ia dilte. Aksidenti ka ndodhur në orën 19:30 të ditës së djeshme. Në spital ka mbërritur rreth orës 20:15 me ambulancën e Bashkisë Divjakë. Kur ka mbërritur ambulanca, doktorët nuk kanë qenë të dy në vendin e shërbimit. Ndërkohë anestezisti nuk ka qenë fare në spital. Nipi im ka ndërruar jetë për mungesë të ndihmës së shpejtë dhe neglizhencës”,- thotë Mondi Laraku për BW. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: aksidentLushnjeSpitali i Lushnjes
Pas

Syzet e diellit për sezonin pranverë-verë 2017 (FOTOT)

Para

Hetime jashtë vendit për vrasjen e biznesmenit Mirvjen Hyseni në Vlorë

Para
Hetime jashtë vendit për vrasjen e biznesmenit  Mirvjen Hyseni në Vlorë

Hetime jashtë vendit për vrasjen e biznesmenit Mirvjen Hyseni në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.