18:02 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E kuqja tërbon demin, jo më…”, inxhinierja denoncon pronarin 50 vjeçar: Pas ftesës për drekë në Durrës, filloi me prekjet

20:30 | 01/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E kuqja tërbon demin, jo më…”, inxhinierja denoncon pronarin 50 vjeçar: Pas ftesës për drekë në Durrës, filloi me prekjet

Një 50-vjeçar me inicialet K. D u pyet nga policia për dyshimet se ai kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 25 vjeç, fillimisht duke i hedhur komplimente të tepruara e më pas duke e ftuar herë pas here për drekë në Durrës. Rasti u regjistrua nga Komisariati numër 1 në Tiranë, sipas denoncimit të vajzës me inicialet J. M. E reja rezulton të ketë lindur në Gjermani dhe është shkolluar atje si inxhiniere elektronike. Ajo sipas burimit të gazetës Si u kthye në kryeqytet përkohësisht dhe ndërkohë aplikoi për një vend pune në një studio.

“Ramë dakord për rrogën, pasi u intervistova për shkollën që kisha përfunduar dhe për punën që do kryeja dhe u paraqita në detyrë. Ditën e parë punova deri në orën 17.00 dhe u largova. Ditën e dytë mbaj mend që kisha veshur një fund të kuq dhe K. D më drejtoi një koment, ‘ky fund do jetë problem, e kuqja tërbon edhe demin, jo më e di vetë ti’”. 25-vjeçarja shton se nuk ishte përgjigjur dhe gjatë ditës K. D dhe e punësuara kishin udhëtuar drejt Durrësit për një takim pune me një administrator të një firme. “Shefi më ftoi në drekë në përfundim të takimit dhe gjatë drekës më pyeti për familjen, sa fëmijë ishim dhe nëse kisha qenë ndonjëherë e dashuruar”. Sipas pretendimit të punonjëses, gjatë drekës shefi e kishte prekur dy herë në krah, por siç i shpjegon në polici “kujtova se kërkonte të më tërhiqte vëmendjen”. Kallëzuesja i tregon policisë se në përfundim të drekës ishin kthyer në zyrë ku ajo ka punuar deri në orën 19.00.

“Shtetasi K.D më pyeti në ditët në vazhdim nëse isha e mundur të udhëtoja drejt Sarandës që të isha e pranishme në një takim”, citojnë pjesë nga kallëzimi burime të gazetës Si. “Iu përgjigja që është larg dhe atë ditë duke qenë se sërish kishte kaluar orari zyrtar K.D u përpoq të ishte sa më i sjellshëm dhe kërkoi të më shoqëronte me makinë në shtëpi”. E reja tregon në polici që përkujdesjet e K. D dhe mirësjellja e punëdhënësit ka vazhduar edhe pse e punësuara ishte përpjekur disa herë të vendoste kufij.

“Në një nga këto ditë me preku dorën dhe buzëqesha ftohtë. Shtyva karrigen dhe i thashë që duhet të flasim. Në mbrëmje më mori në telefon dhe më çoi sms përtej orarit zyrtar ku më komplimentoi”. Siç bëjnë me dije burime të gazetës Si, 25-vjeçarja pretendon se durimi i saj ka sosur kur në një nga ditët pas komplimenteve të tepruara për veshjen, bosi e paralajmëroi “nuk duhet të jesh kaq e ftohtë, duhet të buzëqeshësh”.

Kallëzuesja thotë “i fola drejtpërdrejt, i thashë nuk më pëlqejnë prekjet dhe as komplimentet në punë. Bosi u përgjigj: mirë në rregull. Por brenda të njëjtës ditë, 50-vjeçari është ngritur nga karrigia, i ka përkëdhelur kokën. Tentova të largohem, por ai më preku fundin dhe më përkëdheli”. E reja shton se pronari kur e ka parë të acaruar ka pohuar “më fal, ky është një gabim që nuk do përsëritet më”. Sidoqoftë 25-vjeçarja pasi ka dalë nga zyra është drejtuar menjëherë në polici duke theksuar se ishte ngacmuar seksualisht. por 50-vjeçari pasi u thirr në komisariatin numër një deklaroi: do t’i jap shpjegimet një ditë tjetër.

Pas

E rëndë në Vlorë, gjendet i varur me litar në derën e banesës 73-vjeçari

Para

Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën

Para
Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën

Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.