Një vajzë e re nga Dibra i ka dhënën fund jetës duke u vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Katundi i Ri.
Mësohet se trupi i pajetë i vajsës së re me iniciale S.N është gjetur nga i vëllai. Eksperti mjeko- ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.
Nga ana tjetër mësohet se 25-vjeçarja vuante nga depresioni dhe kjo mendohet të ketë qenë shkaku që e çuar të marrë këtë veprim. Ende nuk dihen detaje të tjera. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post