20:43 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

25-vjetori i ardhjes në pushtet, rrëfehet Berisha: Vendimi im më i vështirë në karrierën time politike…

22:36 | 22/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
25-vjetori i ardhjes në pushtet, rrëfehet Berisha: Vendimi im më i vështirë në karrierën time politike…

Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfen se cili ka qenë vendimi më i vështirë që i është dashur të marrë në momentin kur erdhi në krye të shtetit pas zgjedhjeve të vitit 1992.

Në një intervistë për “Gazetën Ekspres”, Berisha shprehet se vendimi më i vështirë ka qenë anullimi i dekretit të RamizAlisë.

“Njeriu që përballet me vështirësi, nuk e ka të lehtë të ndajë se cili ka qenë më i vështiri, por një nga vendimet e mia më të vështira dhe më të para, ka qënë anullimi i dekretit të Ramiz Alisë së 80%-shit. Diktatori, në mënyrë që të paralizonte vendin dhe të krijonte vërtet tokën e djegur për ne, Ramiz Alia dekretoi pagesën 80% të të gjithë punëtorëve në Shqipëri, pavarësisht nëse punonin apo jo.

Me 80% të rrogës askush nuk punonte, vendi u paralizua. Dhe unë, një nga aktet e para dhe më të dhimbshme që kam ndërmarrë ishte dekretimi i heqjes së 80%-shit. Një akt tjetër, tejet i dhimbshëm, ishte terapia e shokut.

Shqipëria kaloi nëpër terapinë e shokut, kur të ashtuquajturat mallra shporte, ndër të cilat ishte buka, orizi, sheqeri, pra produktet më bazë të jetës, shiteshin me çmime simbolike dhe të kontrolluara, i kaluam me një çmim 10 deri 20 herë më të madhe, vetëm e vetëm që të mund të mos rriteshin më shumë. Pra, nuk është se ishte një periudhë mirësirash, por ishte periudhë dhimbjesh, të cilat çlironin kënaqësi pas kalimit të tyre.

Ka patur vendime të tjera të shumta. Kur unë u bëra President, efektivi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishte 320 mijë, një ushtri e kalbur e shtrirë në 4000 e ca pika, Shqipëria ishte totalisht një ushtri e militarizuar. Duhej demilitarizimi i Shqipërisë, demilitarizim i shoqërisë. Pra, zinxhiri i vendimeve të vështira ishte i gjatë.”, tregon Berisha për gazetën kosovare. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Sali Berisha
Pas

Ç’të ndodh po e le një shqiptar? Flakën makinës (NGJARJA E NDODHUR NË ITALI)

Para

SIGURIA USHQIMORE/ Si tregtohen produktet ushqimore në Shqipëri

Para
SIGURIA USHQIMORE/ Si tregtohen produktet ushqimore në Shqipëri

SIGURIA USHQIMORE/ Si tregtohen produktet ushqimore në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

Shadmani vritet në sulmet ajrore, Irani konfirmon humbjen e komandantit të lartë

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.