Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm 6 persona ndaj të cilëve ishite lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Brindisit me kërkesë të Prokurorisë lokale të Republikës. Ata akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge në rrethana të rënduara pasi kanë tregtuar sasi të mëdha.
Më shumë se 250 kg marijuanë dhe gjysmë kile kokainë të sekuestruara gjatë hetimit në verën e këtij viti.
Sipas mediave italiane lënda narkotike, kanabis dhe kokainë vinte nga Shqipëria, ndërsa nuk jepen detaje për të arrestuarit. Kanabisi ishte fshehur në brendësi të tubave të gomones, së bashku me disa shpërndarës të esencave aromatike me jasemin për të shmangur nuhatjen nga qentë e drogës. Vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.
(M.Q/Faxweb)