11:38 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

26 në pranga, SUPERAKSION në Itali. Në drogën e kapur edhe heroinë

09:43 | 13/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
26 në pranga, SUPERAKSION në Itali. Në drogën e kapur edhe heroinë

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Itali, ndërsa janë arrestuar 26 persona. Hetimet për këtë aksion kanë nisur që në Maj të vitit të kaluar. Droga shpërndahej në zonën e Napolit dhe Casertas.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 efektivë të drejtuar nga komanda provinciale e Casertas ndërsa kanë finalizuar operacionin e koduar “Smoke Snake”.

Gjatë operacionit të vitit 2016 janë konfiskuar pasuri për më shumë se gjysmë milioni euro, ndërsa në operacionin e zhvilluar muaj më parë ku u arrestuan 9 persona janë gjetur dhe 38 kilogramë marijuanë dhe 7.4 kilogramë heroinë kobret.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga mediat italiane në lidhje me identitetin e personave të arrestuar dhe kombësinë e tyre. 

DETAJE NGA POLICIA SHQIPTARE:

Gjatë orëve të para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016. Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë. 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas; 18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi Shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni. E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg. E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli. Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro. Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: italisuperaksiontrafik heroinetrafiku
Pas

Shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes makina në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ka të lënduar (FOTO)

Para

Raporti i Qendrës Europiane të Drogave: Pas kanabisit e kokainës, vendi po kthehet në nyje të trafikimit të heroinës

Para
Raporti i Qendrës Europiane të Drogave: Pas kanabisit e kokainës, vendi po kthehet në nyje të trafikimit të heroinës

Raporti i Qendrës Europiane të Drogave: Pas kanabisit e kokainës, vendi po kthehet në nyje të trafikimit të heroinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.