200 doza vaksinimi ishin parashikuar për tu bërë në qytetin e Vlorës për vaksinimin e mjekëve dhe infermierët e qytetit nga këta janë vaksinuar 174 pasi pjesa tjetër e listës e kishin kaluar covidin dhe i kanë lënë dozat e tyre për persona të cilët do të kenë nevojë.
Sot në Vlorë ka nisur sërish procesi i vaksinimi ku tek pallati i sportit Flamurtari krahas mjekëve të Vlorës po kryejnë vaksinimin dhe ata të Mallakastrës, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Nesër pritet vaksinimi i mjekëve të Sarandës dhe Delvinës. Për sot janë parashikuar 200-250 doza për mjekët e këtyre qyteteve.
vijon…
(R.G/Faxweb.al)