12:59 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

26-vjeçari shantazhon 35-vjeçaren nga Vlora: Lekët, ose fotot intime marrin dhenë

18:28 | 06/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshime në Facebook. Çfarë do ndryshojë në profilin tuaj?

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq një të ri të akuzuar për gjobëvënie ndaj një gruaje vlonjate, së cilës i kishte kërkuar para për të mos i publikuar fotot e saj intime, raporton “Panorama”.

Organi i akuzës ka dorëzuar në Gjykatë dosjen penale ndaj shtetasit Alfred Sahitaj, 26 vjeç, me banim në Tiranë, i arrestuar disa muaj më parë nga Policia e Vlorës.

Ai akuzohet nga Prokuroria se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Sipas hetimeve, ky person i kishte vjedhur të dëmtuarës disa foto nga profili i saj në “Facebook” dhe më pas e ka kërcënuar atë me publikimin e tyre.

Disa prej fotove mësohet se kanë qenë imazhe “selfie” që e dëmtuara 35-vjeçare ia kishte bërë vetes me telefon në ambientet e shtëpisë.

“Më jep para, ndryshe fotografitë e tua do të përfundojnë në Facebook”.

Këto mësohet se kanë qenë kërcënimet dhe mënyra si është shantazhuar e dëmtuara nga i dyshuari Alfred Sahitaj.

Pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme në telefon, 35-vjeçarja E.G., me banim në Vlorë, bëri denoncim në polici, duke thënë se i riu e ka kanosur se do të postonte disa foto të saj në rrjetet sociale, nëse nuk i jepte një sasi lekësh. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: facebookfotopoliciashantazh
Pas

Modelja “tupëron” Higuainin: Më kërkoi foto nudo (FOTO)

Para

Trageti me 500 pasagjerë ndërron drejtim dhe zbarkon në Bari, shkak moti i keq

Para
Trageti me 500 pasagjerë ndërron drejtim dhe zbarkon në Bari, shkak moti i keq

Trageti me 500 pasagjerë ndërron drejtim dhe zbarkon në Bari, shkak moti i keq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.