Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Zvicër. Në tunelin Misox të Zvicrës ka vdekur një grua 67-vjeçare dhe shkak është bërë kalimi i një mjeti të drejtuar nga një i ri shqiptar, në korsinë e kundërt. Si pasojë e përplasjes nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe 26-vjeçari shqiptar, por fatmirësisht me lëndime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën A 13, teksa shqiptari me makinë e tij po udhëtonte për në Ticino. Në momentin kur ka hyrë në tunel, ai është përplasur ballë për ballë me një makinë tjetër, dhe si pasojë e goditjes së fortë dy mjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht. (J.V/Shuplaka)