Një vajzë 26 vjeçare vazhdon të vuajë gabimin e bërë 7 vite më parë kur ishte në fillimet e lidhjes me partnerin që tashmë e ka bashkëshort dhe gëzon dy fëmijë. Në letrën e dërguar për psikologen Deidre shprehet e shqetësuar se burri kërkon të dijë identitetin e personit me të cilin e trádhtoi kur ishte 19 vjeçe dhe kjo e fundit është lodhur aq shumë nga kjo histori sa është në dilemë për martesën, ndonëse nuk do ti japë fund.
Letra: Pata një mbrëmje të çmèndur sèksi me dikë që nuk e pashë më asnjëherë. Ndodhi 7 vite më parë por burri im dëshiron të dijë emrin e tij që ta “ndëshkojë”. Ajo natë kur isha e dehur më ka shkatërruar jetën. Jam 26 vjeçe, burri im 28 vjeç. Ne kemi një djalë dhe një vajzë.
Aso kohe, ne kishim vetëm 6 muaj të lidhur dhe kishim disa probleme në lidhje. Kishim marrë me qira një apartament që nuk e përballonim, morëm para borxh dhe zona ku jetonim ishte depresionuese. Ndihesha sikur më kishte marrë për të mirëqenë dhe priste që të sillesha si nëna apo mbajtëse e shtëpisë kur isha vetëm 19 vjeçe.
Por e përballova në një mënyrë jo të pjekur. Në vend që të flisja për këto cështje, dola jashtë për të pirë diçka në një klub natë. Isha shumë e dehur dhe një djalë erdhi pranë meje e filluam të flisnim. Unë isha shumë e dëshpëruar sa fola derisa do të mbyllej klubi e më pasi ai më ftoi që të shkonim në shtëpinë e tij. Sigurisht që përfunduam në dhomë. Ai ishte i sjellshëm dhe i kuptueshëm, pikërisht çfarë kisha nevojë dhe nuk doja të shkoja në shtëpi deri në mëngjes.
Unë u përpoqa ti tregoja partnerit tim që do të qëndroja në shtëpinë e një shoqeje por ai i shkruajti asaj kur unë nuk u ktheva në shtëpi. E kuptoi që gënjeva dhe mu desh të rrëfeja gjithçka. Por aim und të më ketë trádhtuar dhjetëra herë për hakmarrje në vitet e ardhshme.
Ndihesha sikur duhet ta falja. Që prej aso kohe, kemi dy fëmijë dhe jemi martuar. Unë mendoja se duhet të zgjidhim problemet tona, pavarësisht se kishte probleme tek besimi. Por javën e kaluar ma përplasi të gjithën në fytyrë. Më tha që nuk më kishte falur kurrë dhe më urrente për shkatërrimin e jetës së tij. Unë pranova se e kisha gënjyer por e dinte të vërtetën prej vitesh.
Ai insiston që do të gjejë mashkullin me të cilin bën sèks. Burri im thotë se më do ended he unë nuk dua ta humbas. Nuk mund ta lë, por as të jetoj në këtë mënyrë.
Deidre: Burri yt duhet të përballet me faktin se ka marrë fund dhe ti japë drejtim pasigurive të tij dhe jo sjelljes tënde atë natë. Ti dole nga rruga një natë dhe ai e ka tepruar duke të trádhtuar disa herë. Imagjino sikur tit ë kërkosh të gjitha ato femra. Është qesharake.
Ai bën mirë që të harrojë të kaluarën dhe ti japë rëndësi jetës që po bëni tani. Thuaji që gjithë ky tension po prek fëmijët dhe e bën jetën të padurueshme për të gjithë.(A.M/Faxweb.al)