Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase 53-vjeçare është shënuar në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.
Shtetësja S. Hoxhaj 26 vjeçe ka goditur me mjetin e saj tip “Smart” këmbësoren 53-vjeçare me iniciale M. K. Si pasojë e përplasjes, kjo e fundit është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Detaje të policisë:
Rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen M.K., 53 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme procedurale.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post