Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi gjatë një kontrolli në stanin e tij në fshatin Vajzë janë gjetur dhe sekuestruar 27 kilogramë e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Në pranga ka rënë Bako Shahaj.
Njoftimi i polcisë:
Policia Vlorë ka bërë ndalimin e tij pasi shtetasi B.Sh., është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së datës 21.07.2017, ku në stanin e tij në fshatin Vajzë, pas një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, i janë sekuestruar 27 kg e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
(J.V/Shuplaka)