Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca kujton sot gjyqtarin italian që u vra nga mafia, Giovanni Falcone.
27 vite pas vrasjes së gjyqtarit që luftoi mafien në Itali, ambasadori Soreca e kujton dhe shkruan se idetë e tij janë ende gjallë dhe se një botë më e mirë është një përgjegjësi e të gjithëve.
“27 vjet më parë mafia vrau Giovanni Falcone. Ne e humbëm atë qysh atëherë. Por idetë e tij janë ende gjallë. Një botë më e mirë nuk është një ëndërr, por një përgjegjësi e të gjithëve. Faleminderit gjithnjë”, shkruan Soreca.