Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e ndodhur në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet.
Efektivët shprehen se autori i ngjarjes ka goditur me thikë dy vëllezër. Autori pas ngjarjes u arrestua.
“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.