Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me 27-vjetorin e Partisë Socialiste.
Berisha shkruan se “sot Partia e Punes se Shqiperise, me emer te ri Partia Socialiste e Shqiperise feston 77 vjetorin e themelimit te saj ne Tirane nga armiqte e eger te kombit shqiptar, si kal troje i levizjes serbe ne Shqiperi!”.
Për reformimin e PS-së Berisha thotë se në vitin 1992 Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi jo shkrirjen por ndërrimin e emrit, duke u bërë trashegimtare juridike e PPSH!.
Ndërsa dënon “falsifikimin e historisë” sipas tij ai u njeh edhe merita disa prej socialistëve për reformimin e PS-së, ku ndër ta spikat dhe Fatos Nano që sipas Berishës dha kontribut historik.
“Por kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili ne nje gare elektorale brenda partise e shkeputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e nje njeriu dhe u rizgjodh nga anetare pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anetaresoi PPSH me emer te ri ne Internacionalen Socialiste, arritje keto thelbesore per PSSH dhe vendin ne teresi”, shkruan Berisha.
Referuar situtës së rtanishme, Berisha thotë se me EdI Ramën PS fatkeqësiht është kthyer në të keqen e vendit, ndërsa u bën thirrje socialitëve ta braktisin shpejt pasi tashmë PS është një parti e rrezikshme.
Postimi i plotë:
Nje fallsifikim monstruoz i historise!
Te dashur miq, sot Partia e Punes se Shqiperise, me emer te ri Partia Socialiste e Shqiperise feston 77 vjetorin e themelimit te saj ne Tirane nga armiqte e eger te kombit shqiptar, si kal troje i levizjes serbe ne Shqiperi!
Me kete qendrim une kam ndermend te respektoj plotesisht vendimin e Kongresit te fundit te PPSH, i cili me 12 qershor te vitit 1992 vendosi jo shkrirjen e PPSH por nderrimin e emrit, pagezimin e saj si Partia Socialiste e Shqiperise dhe shpalli kete te fundit trashegimtare juridike te PPSH!
Kjo eshte e verteta e pamohueshme historike, te cilen mjerisht jo te pakte jane ata qe duan t’a fallsifikojne!
Duke theksuar kete te vertet dhe duke denuar fallsifikimin e neveritshem te historise, nuk dua ne asnje menyre te mohoje rolin dhe kontributin e vecante te nje grupi te rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, te cilet ne drejtim te forumit rinor te kesaj partie kontribuan ndjeshem se bashku me disa drejtues te PS ne reforminimin e saj. Por kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili ne nje gare elektorale brenda partise e shkeputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e nje njeriu dhe u rizgjodh nga anetare pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anetaresoi PPSH me emer te ri ne Internacionalen Socialiste, arritje keto thelbesore per PSSH dhe vendin ne teresi.
Por sot ne kete pervjetor deklaroj me bindjen me te madhe se nen udheheqjen e Edi Rames, PSSH eshte shnderruar ne nje fatkeqesi te vertet kombetare, ne parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo parti ne harkun kohor 6 vjecar ka shkaterruuar vlerat dhe standartet europiane, voten e lire dhe ka zevendesuar shtetin ligjor me narkoshtetin. Nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, PSSH, me lidhjet e krimit dhe droges te udheheqjes saj, perzenien masive te rinise shqiptare nga vendi, shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Rames ne Krye Krye Krye.., mbylli per here te dyte ne tre vite dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.
PSSH nen drejtimin e Edi Rames eshte sot njelloj si ne ditet me te zeza te saj ne kohen e diktatures hoxhiste; nje parti antshqiptare qe po shet interesat, territorin, detin Greqise dhe nen diktatin e kesaj te fundit eshte zotuar te fshije nga faqja e dheut fjalen Çameri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombetare te çdo shqiptari dhe tejkaluar ne tradhti kombetare edhe diktatorin Enver Hoxha.
Per te gjitha keto ju bej thirrje te gjithe socialisteve qe ndjehen atdhetare dhe besojne ne vlerat dhe te ardhmen europiane si te ardhmen me te mire per vete, femijet dhe vendin e tyre, te braktisin sa me shpejt kete parti te rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut te meduzes te mafies dhe krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikes se tij! Sb
(B.H/Faxweb)