00:35 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

27 Vjetori i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Athina është problemi dhe jo ne, qeveria kokëulur para Greqisë

17:54 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
27 Vjetori i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Athina është problemi dhe jo ne, qeveria kokëulur para Greqisë

Sot është 27 vjetori i krijimit të shoqatës “Çamëria”. Shpëtim Idrizi, kreu i kësaj shoqate në një deklaratë për mediat, ka shprehur të gjitha problematika që shqetësojnë “çështjen çame”.

Idrizi shprehet se do të protestojnë me çdo mjet, kundër varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri.

“Kurrë nuk do të heqim dorë prej saj. Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Do të kërkojmë me këmbëngulje ngritjen  e përmendores për të rënët në çamë. Shqiptarët  e Çamërisë i ka ndjekur fati i keq,  i kanë vrarë dhe i kanë dëbuar. Problemet s’i kemi krijuar ne me fqinjët, ata janë problem. Nuk jemi ne problem por është Athina,”- u shpreh kreu i PDIU-së.

Shpëtim Idrizi sulmoi edhe ministrin Bushati kur tha se diplomacia shqiptare ka qenë kokëulur përballë asaj greke. Idrizi tha se varrezat e ushtarëve grekë nuk duhet të pranosheshin nëse Greqia nuk pranonte varreza pë çamët e vrarë.

Ai deklaroi se nuk ka arsye pse të gëzohemi për heqjen e ligjit të luftës nëse realizohet, pasi me ligjin duhet të bien edhe aktet ligjore që ndalojnë marrjen e pronave nga ana e çamëve. Shpëtim Idrizi u shpreh skeptik për zgjidhjen e problemeve me Greqinë, ndërsa i bëri thirrje palës shqiptare që të tregohet e dinjitetshme në marrëdhëniet me Greqinë. 

Ndër të tjera Idrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë.

“Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë me dy fytyra për marrëveshje. Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi. Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di, këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit”, tha Idrizi.

(F.M/Faxweb)

 

 

Etiketa: cameriidrizi
Pas

VIDEO E PABESUESHME/ Babai hedh fëmijën nga kati i tretë , kapet si “një top futbolli” nga zjarrfikësi

Para

Kishin fshehur 5 kg heroinë në brendësi të gomave të makinës, arrestohet çifti shqiptarë (VIDEO)

Para
Kishin fshehur 5 kg heroinë në brendësi të gomave të makinës, arrestohet çifti shqiptarë (VIDEO)

Kishin fshehur 5 kg heroinë në brendësi të gomave të makinës, arrestohet çifti shqiptarë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.