Në lidhje me debatin për datën e Çlirimit të Vendit, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki thotë se nënroei është falsifikuar.
Ai thotë se është e dokumentuar që përvjetori i parë i Clirimit është festuar më 28 nëntor.
“Dëshmitë e partizaneve të kohes vërtetojne se luftimet ne Shkoder kane pushuar ne mbremjen e 28 nentorit. Nje deshmi te tille e kam patur drejtperdrejt nga gjyshi im deshmitar i drejtperdrejt si pjesmarres ne ato luftime. Nje botim zyrtar i pranveres 1945 (mars ose prill) quan 28 nentorin si diten e clirimit te shkodres. Kete botim e zoteroj vete”, shkruan mes të tjerave Bylykbashi.
Sipas tij data 29 shënon dy momente të kobshme, e para shenon ligjerisht daten nga kur personat e vrare, burgosur, torturuar, internuar apo persekutuar ne cdo forme nga regjimi komunist mund te konsiderohen si te persekutuar politike dhe ata apo pasardhesit e tyre mund te perfitojne demshperblimin.
Dhe e dyta shenon diten kur shqiptareve filluan tu grabiteshin pronat nga regjimi komunist
REAGIMI I PLOTË:
Falsifikuesit e nentorit dhe falsifikuesi i simbolit kombetar
Eshte e dokumentuar qe pervjetori i pare i Clirimit eshte festuar me 28 nentor. Deshmite e partizaneve te kohes vertetojne se luftimet ne Shkoder kane pushuar ne mbremjen e 28 nentorit. Nje deshmi te tille e kam patur drejtperdrejt nga gjyshi im deshmitar i drejtperdrejt si pjesmarres ne ato luftime. Nje botim zyrtar i pranveres 1945 (mars ose prill) quan 28 nentorin si diten e clirimit te shkodres. Kete botim e zoteroj vete.
Data 29 nentor 1944 shenon dy momente te kobshme:
1- shenon ligjerisht daten nga kur personat e vrare, burgosur, torturuar, internuar apo persekutuar ne cdo forme nga regjimi komunist mund te konsiderohen si te persekutuar politike dhe ata apo pasardhesit e tyre mund te perfitojne demshperblimin. Por kjo ka nje mashtrim ne date. Po ata qe u vrane pa gjyq apo me gjyqe partizane ne oborret, dyert e shtepive rrugicat e mehallave, bodrumet e ndertesave te qyteteve qe po “cliroheshin” nga komunistet? Shumica ishin intelektuale patriote e nacionaliste qe kurre nuk do e pranonin komunizmin. Pra ky mashtrim ne date nuk i perfshin keta dhjetera e qindra viktima politike. E pra, te gjitha ato ishin krime lufte apo krime kunder njerezimit!
2- shenon diten kur shqiptareve filluan tu grabiteshin pronat nga regjimi komunist. Ajo date e kobshme eshte data ligjore prej kur mijera shqiptare moren damken ishpronare dhe kurre nuk rimoren pronen e tyre qofte edhe pjeserisht. Dhe e shesin kete date si clirim!
Shifra e 28 mije deshmoreve deri me 29 nentor 1944 nuk eshte provuar kurre. Madje nuk ka prova qe ai numer te jete i viktimave, aq me pak i deshmoreve te rene ne lufte. Duke konsideruar qe luftimet jane shtrire kryesisht ne vitet 1942-1944, pra tre vjet, do te kishim rreth 9300 te vrare ne vit. Duke patur parasysh qe pjesa me e madhe e luftimeve ka qene ne vitin e fundit, do te kishim kronikat e masakrave mizore me dhjetera e qindra te vrare ne luftime te medha dhe masakra neper rruge qytetesh. Po te tilla kronika nuk ka. Madje as filmat e Kinostudios Shqiperia e Re nuk kane guxuar aq. Botimi zyrtar i pranveres 1945 kur qeveria komuniste ishte vendosur, shifren e te vrareve ne lufte e jep me te vogel se 3 mije te vrare ne total. Nese ndokush ka kundershti, te shkoje e te numeroje deshmoret ne varrezat e deshmoreve. Te vraret nga “clirimi” komunist ne 45 vitet qe pasuan arriten ne gati 7 mije vete.
Pasardhesi i ketyre falsifikuesve te nentorit 1944, Edi Rama, sigurisht nuk mund te rrinte pa falsifikuar simbolin kryesor te shqiptareve, simbolin e Republikes, ate te shqiponjes se zeze dykrenore, me perkrenaren e Skenderbeut ne nje sfond te kuq. Simboli kushtetues i Shqiperise e ka perkrenarene Skenderbeut qe sheh djathtas. Edi Rama, duke falsifikuar simbolin e Republikes, shqiponjen e zeze e ka bere te bardhe dhe e ka kthyer perkrenaren nga e majta. Madje na turperon duke vene kete simbol te falsifikuar ne faqen e internetit te cdo ambasade tonen ne bote. Dikush mund te thote se e ka bere per te treguar bindjen e tij te majte. Por shihni foton me poshte, i vetmi qe ka kthyer perkrenaren e Skenderbeut nga e majta ne simbolin e shtetit shqiptar ka qene Musolini. Thjesht Edi Rama mendon se i ngjan! Apo se paku, do te donte shume t’i ngjante.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post